
Published August 6, 2025

Më 15 dhe 16 maj 2026, kompania jonë nanatura mori pjesë me krenari në panairin prestigjioz B2B “Global Fair for Economy 2026” në Prishtinë, një nga ngjarjet më të rëndësishme ekonomike dhe biznesore në Kosovë.
Gjatë këtij eventi patëm mundësinë të prezantojmë salcat tona para shumë vizitorëve, partnerëve potencialë dhe bizneseve të ndryshme. Vizitorët patën mundësinë të provojnë produktet tona, të marrin mostra të salcave dhe të informohen më shumë rreth kompanisë sonë, cilësisë së produkteve dhe vizionit tonë për të ardhmen.
Interesimi ishte shumë i madh dhe morëm komente pozitive, kontakte të vlefshme dhe ide të reja për bashkëpunime të ardhshme. Panairi ishte një mundësi shumë e mirë për të prezantuar markën tonë dhe për të krijuar lidhje të reja në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
Falënderojmë të gjithë ata që vizituan stendën e nanatura dhe kontribuan që kjo eksperiencë të ishte kaq e suksesshme.
Zbuloni gamën tonë të salcave bio, të përgatitura me përbërës organikë të përzgjedhur me kujdes për cilësinë dhe shijen e tyre.


Çdo produkt i nënshtrohet kontrollit të rreptë të cilësisë për të siguruar standardet më të larta të sigurisë ushqimore.